Endri Çekiçi vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Konyaspor në Superligën e Turqisë.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare sapo ka shënuar dy gola kundër Trabzonsporit, sfidë të cilën Konyaspor po e fiton 2-1 tashmë.
Konyaspor ishte duke humbur 0-1 në shtëpi, po Endri doli në skenë duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 20-të.
Ai shënoi edhe golin e epërsisë me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46’ dhe është rrugës për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës së tij.
Konyaspor #Trabzonspor
Endri Çekiçi güzel gol ? pic.twitter.com/rUl0rngjaN— Taşkın ? (@by_12numara) September 23, 2021
Tek vendasit janë në lojë nga minuta e parë edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe Bytyqi.