Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi fitoi “Medaljen e Artë” në Lojërat Olimpike të verës në Tokio.
Krasniqi shkroi historinë duke u bërë sportistja e dytë në histori të Kosovës që fiton medalje të artë, pas Majlinda Kelmendit e cila e kishte fituar në Lojërat Olimpike të Brazilit në vitin 2016.
Krasniqi momentin e saj më të mirë të karrierës e ka përjetësuar, duke e bërë tatuazh në dorën e saj.
Ajo ka bërë tatuazh simbolin e Lojërave Olimpike në studion “Prishtina Ink Tatto” nga artisti Aluadin Hamiti.