Manchester City dhe Liverpooli kanë kaluar në fazën tjetër të Carabao Cup pas fitoreve kundër Wycombe Wanderers, respektivisht Norëich City
City i Pep Guardiolës me shumë ndryshime në formacion, gjashtë debutues të rinj, arriti ta mund 6-1 skuadrën e Wycombe Wanderers.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Brandon Hanlan, por, kjo vetëm sa e nxiti Cityn që të reagojë dhe shënoi tre gola të shpejtë në pjesën e parë.
De Bruyne shënoi për 1-1 në minutën e 29’, Mahrez për 2-1 në atë të 43’ dhe në fund të pjesës së parë Foden 45’.
Në pjesën e dytë, City shënoi edhe tre herë, Torres, Mahrez dhe Palmer shënuan për 6-1, për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Carabao Cup.
Norwich City 0-3 Liverpool
Liverpooli e ka prerë biletën për në fazën tjetër të Carabao Cup.
Redsat e mundën 3-0 Norwichin në udhëtim. Ishta nata e Minaminos, i cili realizoi dy gola, derisa shënoi edhe Origi.