Skuadra e Barcelonës nuk ka patur rezultatet më të mira të mundshme në ndeshjet e fundit, pas humbjes 0-3 ndaj Bayern dhe barazimit 1-1 ndaj Granadas, që të dyja në shtëpi.
Megjithatë, brenda klubit mund të ketë ndryshime. Trajneri Ronald Koeman pritet që të shkarkohet, por pas ndeshjeve të kombëtareve që do të luhen në muajin nëntor.
Katalunasit dëshirojnë ta zëvendësojnë holandezin me përzgjedhësin e kombëtarës së Belgjikës, Roberto Martinez dhe për këtë arsye Koeman do të jetë në krye të Barcës edhe për një muaj.