Paris Saint-Germain do synojë ta vazhdojë ecurinë e përkryer të fitoreve radhazi në Ligue 1, kur të përballet sonte me Lyonin në kryeqytetin francez.
Takimi i javës së gjashtë mes PSG-së dhe Lyonit do të zhvillohet në Parc des Princes në Paris, në orën 20:45.
Lionel Messi do debutojë titullar në Ligue 1 për PSG-në, përkrah Neymarit, Kylian Mbappes dhe Di Marias.
Xherdan Shaqiri do të luajë titullar për Lyonin, ndërkohë.
PSG-ja i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e para të sezonit në ligë dhe është lider, i ndjekur nga Marseille me dy pikë më pak.
Lyoni ndërkohë, pas një humbjeje dhe dy barazimeve zhgënjyese në tri ndeshjet e para, i ka fituar dy ndeshjet e fundit.
Skuadra e Mauricio Pochettinos vjen nga një barazim zhgënjyes në ndeshjen hapëse të grupit në Ligën e Kampionëve kundër Brugge në mesjavë dhe dëshiron reagim të menjëhershëm nga lojtarët e tij.
Formacionet zyrtare: