Man Unitedi fiton me përmbysje ndaj West Hamit, i falen golit të Lingard në fund të takimit

Manchester Unitedi i është gëzuar trepikëshit në takimin kundër West Hamit në Londër.

“Djajtë e Kuq” fituan 1-2 me përmbysje të rezultatit, me golin e fitores të arritur krejt në fund të takimt.

Nikoqirët krijuan epërsi minimale tek pas 30 minutave lojë me Benrahman.

Rikthimi i lojtarëve të Man Unitedit nisi nga goli i Cristiano Ronaldon vetëm pesë minuta më vonë.

Lingard që u inkuadrua në pjesën e dytë shënoi një minutë para kohës së rregullt për fitoren e “Djajve”.

Megjithatë, vlen të përmendet se vendasit humbën një penallti në minutën e pestë shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *