Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka përgëzuar futbollistët dhe thotë se fitorja ndaj Llapit ishte e merituar.
Isufi tutje ka lavdëruar edhe futbollistët e tij në fitoren ndaj llapjanëve me rezultat prej 2:0, e ku heroi i kësaj ndeshje ishte Ermal Krasniqi ku shënoj që të dy golat.
“Çdo fitore është e rëndësishme, sidomos kundër një kundërshtari të fortë si Llapi edhe pse mendoj që nuk është në pozitën reale. Një ndeshje shumë e vështirë me shumë ndërprerje, por një fitore e merituar ku deri te goli i parë kishim menaxhimin e ndeshjes.
Por, kemi menaxhuar në përgjithësi ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi arritur të mbroheshim mirë dhe arritëm të realizonim golin e dytë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga kundërshtari ynë”, deklaroi Isufi për artsport.
Ballkani tani me këtë fitore është ngritur sërish në pozitën e parë me 11 pikë.