Pas ndeshjes maratonike dhe tensionit të madh në Suharekë, kjo është deklarata e Tahir Batatinës

Një ndeshje maratonike është zhvilluar mes Ballkanit dhe Llapit e cila në fund u mbylle me festën e vendasve pas fitores me rezultat 2:0.

Ermal Krasniqi shënoi dy golat vendimtar në këtë takim.

Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.

Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Pas ndeshjes tekniku llapjan ka thënë se ky takim nuk është dashur të zhvillohet fare.

“Para së gjithash, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të zhvillohej fare, me gjithë këta tifozë, me gjithë këto fyerje, nuk duhej të ishte luajtur. Fyerjet e tyre ndaj meje tregojnë qytetërimin e një qyteti dhe kulturën e tij. Nga minuta e parë deri në minutën e fundit nuk mund ta menaxhoja lojën për shkak të gjërave që më hodhën ndaj meje. Llapi është “Bossi” i Superligës”, tha Batatina për ArtSport 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *