Muriqi i etur për gol: Dua të shënoj, e vështirë të jesh titullar te një ekip që luajnë së bashku për pesë vjet

Një nga takimet më të nxehta të mbrëmjes së sotme në Ligën e Evropës zhvillohet në Stamboll.

Galatasaray i bën konak Lazios së Vedat Muriqit në kuadër të Grupit E.

Pjesë e skuadrës italiane është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi që sipas mediave italiane raportohet se do të startojë nga minuta e parë.

Në një konferencë për shtyp, Muriqi ka kërcënuar me gol klubin e madh turk.

Muriqi është shprehur i gatshëm të jap kontributin e tij në fushë, ndonëse e di se për punën e minutazhës vendos trajneri Sarri.

“Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, jam gati të bëj atë që duhet të bëj”, ka thënë Muriqi.

“Unë kisha COVID-19 në edicionin e parë me Lazio. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për pesë vjet”, tha ai.

“Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha ndër të tjera sulmuesi prizrenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *