Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë ndërruar vendbanimin në qytetin e Manchesterit.
Arsyja është tejet interesante po aq edhe qesharake, raporton TheSun.
Afër shtëpisë luksoze ku qëndronte ylli portugez me familjen e tij kullosnin edhe delet të cilat sipas mediumit anglez i zgjonin herët ata.
Sulmuesi portugez pas rikthimit te Manchester Unitedi u vendos në një shtëpi të madhe luksoze të një ish-futbollisti të Unitedit e cila posedonte 23 hektarë dhe vlente gjashtë milionë funte.
Cristiano Ronaldo u transferua te “Djajtë e Kuq” në merkaton e verës nga Juventusi.
36-vjeçari e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Man Unitedi pasi ka realizuar tre gola deri më tani në dy takime.