Liverpoolit i ka takuar përballja e Grupit B në Ligën e Kampionëve kundër Milanit.
“Të Kuqtë” me shumë mundë arritën një fitore të madhe 3-2 kundër “kuqezinjve” që në një moment heshtën “Anfieldin”.
Tek pas nëntë minutave lojë, Liverpooli krijoi epërsi me autogolin e mbrojtësit të Milanit, Tomori.
“Rossonerët” gjetën forcën që ta barazonin rezultatin në minutën e 42-të me anë të Rebicit.
Italianët nuk ishin ngopur me aq dhe e përmbysën rezultatin vetëm dy minuta më vonë me Diaz.
Megjithatë, të besuarit e Jurgen Klopp u rikthyen në lojë në fillim të fraksionit të dytë, gjegjësisht në minutën e 49-të me Salahun që barazoi rezultatin.
Për epilogun përfundimtar u përkujdes mesfushori anglez, Henderson që realizoi nga distanca.
Me këtë fitore, Liverpooli e merr kryesimin në Grupin B, ndërsa Milani me këtë humbje është i fundit.