Covidi, Tik-Tok, e shumë gjëra tjera nuk ekzistuan kur Milani luajti për herë të fundit në Champions League

Skuadra e Milanit rikthehet në Ligën e Kampionëve pas 2745 ditëve.

Me 1 Mars të vitit 2014, AC Milan humbi 4-1 në Atletico Madrid. 15 shtator 2021, sot: Milani kthehet në kompeticionin që shpesh ka qenë i preferuari i tyre. Trajneri është Stefano Pioli, ndërkohë kanë kaluar shtatë vjet.

Bota ka ndryshuar qe 7 vite. Më poshtë keni 5 gjërat që nuk kanë ekzistuar fare në kohën kur Milani luajti ndaj Atl Madrid në Champions League.

Covid – Raporti i parë botëror ndodhi më 31 dhjetor 2019, megjithëse ekziston një dyshim i bazuar se virusi tashmë kishte qarkulluar të paktën që nga fillimi i atij muaji.

Apple Watch – Orët intelegjente dolën në shitje me 9 Shtator 2014.

TikTok – Tani është momenti i rrjeteve sociale. Tik-Tok është një aplikacion i shumëkërkuar në botë tani. U lansua në vitin 2014. Aktualisht ky aplikacion ka mbi 1 miliard përdorues aktiv çdo ditë.

Muzika ‘Trap’ – Deri në vitin 2014, megjithatë, ishte praktikisht muzikë e panjohur në Itali.

Alexa – Asistenti inteligjent personal i Amazon u lansua në Nëntor 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *