Ndodh edhe kjo, shënohet statistika që shpërfaq hapur dështimin total të Barçës kundër Bayernit

Bayerni i Mynihut e ka mposhtur Barcelonën me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën në stadiumin “Camp Nou”.

Gjigantët bavarez ishin skuadër shumë më e mirë që nga fillimi e deri në fund të ndeshjes dhe kështu edhe i shënuar tre gola më anë të Thomas Mullër dhe Robert Lewandoëskit që e mposhti dy herë Ter Stegenin.

Nëse shikohen statistikat e kësaj ndeshjeje, vërehet shumë lehtë një paraqitje shumë e dobët që nuk është parë asnjëherë në historinë e klubit katalanas.

Në fakt, Bayerni e kishte edhe posedimin e topit në këtë ndeshje, gjë që është diçka e rallë për rivalët e Barçës, por sikur kjo të mos mjaftonte, skuadra e Ronald Koeman gjatë 90 minutave lojë, nuk e bëri asnjë goditje brenda kuadratit të portës së Bayernit.

Kjo tregon një dominim total të Bayernit dhe mbi të gjitha një paraqitje skandaloze të Barcelonës para tifozëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *