Bayern Munich “bën ligjin” në Camp Nou, Barcelona vazhdon të vuajë mungesën e Messit

Bayern Munichut i ka takuar kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”.

Me atë çfarë është parë në fushë, “bavarezët” fituan lehtësisht me rezultat 0-3.

Golin e parë Bayernit ia siguroi Thomas Muller nga distanca kur po rrjedhte minuta e 33-të e takimit.

Për golin e dytë u desh të pritet minuta e 56-të që Lewandowski ta dërgonte topin në rrjetë pas tentimit të parë që përfundoi në shtyllë.

Ishte po i njëjti lojtar që e “nokautoi” ekipin blaugrana që duket se ende po e vuajnë mungesën e Lionel Messit që u transferuar te PSG-ja.

Kampionët gjermanë ishin dominues në të gjitha aspektet, duke filluar nga posedimi i topit e deri te goditjet në portë dhe jashtë saj.

Kësisoj, me këtë fitore Bayerni e kryeson Grupin E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *