Mesfushori i talentuar i Liverpoolit, Harvey Elliott përjetoi një dëmtim të rëndë në fundjavën që lamë pas.
18-vjeçari theu këmbën pas ndërhyrjes “horror” nga kundërshtari i tij i Leeds Unitedit në takimin që i takoi javës së tretë në Premierligë.
Elliott u dërgua me urgjencë në spital për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në fushë.
Megjithatë, dhimbjet e mëdha që përjetoi nuk e penguan atë t’i përcjellte bashkëlojtarët e tij në lojë përmes telefonit të tij.
Elliott u fotografua i shtrirë në autoambulancë duke shikuar vazhdimësinë e ndeshjes të cilën Liverpool e fitoi 0-3 në fund.
Gjendja e tij u përmisua në spital, megjithatë ende nuk dihet se për sa kohë do të jetë ai jashtë fushave.