Ish-reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, Besart Berisha të premten do të jetë në Kosovë. Ai pritet t’i bashkohet klubit më të madh në elitën e futbollit tonë, FC Prishtinës si transfer i lirë.
Burime të Insportit pranë yllit shqiptar bëjnë të ditur se Berisha të premten do të udhëtojë për në Kosovë.
Ish-ylli i Kosovës ka dy oferta në tavolinë nga Ballkani dhe Prishtina.
Megjithatë, Prishtina është shumë afër transferimit të Berishës.
Transferimi i tij në skuadrën kampione do të ishte vlerë e shtuar për skuadrën e Zekirija Ramadanit dhe në përgjithësi për Superligën e Kosovës.
Berisha, 36 vjeçar, Verën që shkoi u largua nga futboll australian si golashënuesi më i mirë në histori.
Berisha në Evropë ka luajtur për klube si Hamburg (Gjermani), Burnley (Angli) dhe Rosenberg (Danimarkë).
Po ashtu ka 17 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë.
Ai ishte transferuar në Australi në vitin 2011 duke u transferuar në skuadrën Brisbane Roar. Me Brisbane ai ka fituar dy tituj kampioni. Për një kohë luajti edhe në Japoni.
Në futbollin australian ai ka lënë gjurmë të mëdha, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori, duke shënuar 148 gola