Festival golash në “Bernabeu”, Reali triumfon ndaj Celtas

Real Madridi ka shënuar një tjetër fitore në La Liga, teksa e ka mposhtur me rezultat 5:2 Celta Vigon, në kuadër të javës së katërt në kampionat.

Festivalin e golave e hapi Santi Mina qysh në minutën e katërt, duke kaluar Celta Vigon në epërsi dhe duke dhënë sinjale se do të jetë një ndeshje e zjarrtë.

Dhe ashtu doli. 20 minuta më vonë, Benzema barazoi rezultatin, por mysafirët e rikthyen epërsinë shumë shpejt. Cervi realizoi në minutën e 31-të të ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë, “Los Blancos” barazoi rezultatin sërish. Dhe ishte përsëri Karim Benzema.

Në minutën e 54-të, Vinicius Junior kaloi vendasit për herë të parë në epërsi.

Gjashtë minuta pas inkuadrimit në lojë, Camavinga realizoi gol, duke bërë një debutim ëndrrash në “Santiago Bernabeu”.

Krejt në fund, Karim Benzema kompletoi hat-trikun kur realizoi nga penalltia në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Real Madridi ngjitet në vendin e parë me 10 pikë, aq sa kanë edhe Valencia dhe Atletico Madrid.

Në anën tjetër, Celta Vigo mbetet në zonën e rrezikshme me vetëm një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *