Lyoni ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.
Startues në këtë takim ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili asistoi në golin e dytë të vendasve.
Ai bëri një krosim të bukur, i cili gjeti kokën e Denayer dhe topi përfundoi në rrjetë.
Kjo fitore e dërgon Lyonin në vendin e shtatë me tetë pikë gjithsej.