“Bomba” e Javier Tebasit: Messin nuk e larguan për arsye ekonomike

Javier Tebas, presidenti i Ligës Kombëtare të Futbollit profesionist në Spanjë, hedh hije të forta dyshimi mbi arsyet e largimit të Lionel Messit nga Barcelona.

Në një intervistë të fundit, ku fillimisht e pranoi se largimi i “yjeve” nga LaLiga, si Ronaldo e Messi, e kanë dobësuar kampionatin spanjoll.

“Sigurisht që largimi i Messit është i dëmshëm. Ashtu sikurse ishte kur u largua Ronaldo, Guardiola ose Mourinho. Ne e dinim që një ditë kjo do të ndodhte. Kemi pasur fatin e madh për të pasur dy futbollistët më të mirë në botë në dy skuadrat më të mira në botë dhe në LaLiga. Ne kemi qenë në gjendje të përfitonin nga prania e tyre për ta vendosur veten në vijën e parë të botës. Ndoshta largimi i Messit ka qenë pak më i dhimbshëm, sepse, personalisht, e konsideroj atë më të mirin në histori, dhe ai nuk e meritonte të largohej ashtu, jo vetëm për Barçën por edhe për LaLigën.”

Largimi i Messit, jo për arsye ekonomike: “Largimi i tij mund të ishte parandaluar. E kam diskutuar personalisht me Laportan dhe dhe me Bordin e tij të Drejtorëve. Kërkoheshin zgjidhje, nëse motivi ishte ekonomik. Nëse ka qenë për një arsye tjetër, nuk mund ta vlerësoj më. Mendoj se sezonin e ardhshëm, me shifrat që jep Barça, do ta shohim më qartë nëse Messi me të vërtetë mund të kishte qëndruar apo jo. Edhe pse unë respektoj vendimin e klubit, gjërat duhet të tregohen siç janë. Lidhja me ofertën e CVC:

“Nuk ishte një vendim ekonomik. E di me siguri. Nëse Laporta kishte shtrënguar duart me Messin, ndodhi sepse për një muaj ai kishte pranuar ofertën e CVC. Për më shumë se një muaj ishte në favor të marrëveshjes. Kjo është arsyeja pse ai tha se gjërat po shkonin mirë. Madje më telefonoi dy herë për të përshpejtuar operacionin me CVC, sepse Messi po nervozohej. Klubi u pajtua me marrëveshjen për shumë javë dhe në 72 orët e fundit gjithçka u prish. Ishte një vendim me ndikim nga Ferran Reverter tek Joan Laporta dhe mjedisi i tij. Mendoj se është i lidhur ngushtë me mjedisin e Superligës dhe me strategjinë që po ndjek edhe Reali i Madridi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *