Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot.
Skuadra e Gjilanit sot takohet me Dukagjinin në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Ismet Munishit në dy takimet e para ka marrë katër pikë, ku ka arritur një fitore ndaj Feronikelit dhe një barazim ndaj Drenicës.
Ndërkohë, ekipi i Armend Dallkut, Dukagjini ka arritur një pikë, pas barazimit 2:2 me Ballkanin dhe humbjes 1:2 nga Drenica.
Ndeshja tjetër që zhvillohet sot është ajo mes Llapit dhe Feronikelit nga ora 16:00.
Llapi dhe Feronikeli takohen në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Llapi ka dy pikë, pas dy xhirove, pasi ka marrë barazim ndaj Ulpianës dhe Dritës.
Në anën tjetër, Feronikeli nuk ka pikë, pasi ka humbur ndaj Dritës dhe Gjilanit në dy sfidat e para.