Koeman “nxehet” me Laportan: Unë duhet të kontrollojë gjërat

Një situatë mjaft e tensionuar është krijuar tek Barcelona, ose të paktë kështu ka pretenduar trajneri Ronald Koeman.

Holandezi ka thënë se ai ka pasur një bisedë më presidentin Laporta për kontratë të re, por sipas tij ky i fundit më pas i ka ndryshuar fjalët në takim me gazetarë.

“Laporta? Dy javë më parë patëm një bisedë për një kontratë të re. Asgjë nuk u zbulua, derisa ai bëri një konferëncë me gazetarët të martën. Në fund ai papritmas filloi të fliste për kontratën”, tha Koeman.

Ndërsa më pas ish-trajneri i Evertonit tha se ai duhet t’i ketë gjërat nën kontrollë.

“Një ditë më vonë gazetat shkruanin: Koeman mund të marrë një kontratë të re me tre kushte. Pastaj thashë: kjo nuk është e mundur. Unë duhet të jem në gjendje të kontrolloj se si luajmë dhe kë vendos në fushë”, shtoi holandezi.

Koeman e ka filluar sezonin e ri mjaft mirë, duke fituar 7 pikë në tri ndeshje pavarësisht se humbi futbollistë si Messi e Griezmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *