Stefano Pioli ribashkohet me Olivier Giroud. I ndaluar nga Covid para pushimit te kombetareve, sulmuesi francez i Milanit është shëruar dhe për këtë arsye mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Lazios.
“AC Milan njofton se Olivier Giroud rezultoi negativ për Covid -19 – lexohet në një shënim nga klubi kuqezi – Nesër, lojtari do t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor të kërkuar nga protokolli federal për rifillimin e aktivitetit sportiv”.
Tani duhet parë gjendja e francezit pasi ka mbi 1 javë pa stërvitje me grupin. Nëse do të jetë mirë, sulmuesi do te therritet per ndeshjen ndaj Lazios, teksa e sigurte prania e tij ndaj Liverpool.