Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga e Kosovës në futboll kthehet këtë fundjavë me disa ndeshje mjaft interesante.
E gjithë vëmendja në javën e tretë do të jetë te ndeshja Drenica – Prishtina, dy rivalë këta bukur të mëdhenj.
Drenica e ka nisur mirë kampionatin ku fillimisht barazoi me Gjilanin e pastaj si mysafirë e mposhti Dukagjinin dhe mbetet të shihet me Prishtinën, e cila e ka nisur shumë keq kampionatit, çfarë do të ndodhë.
Një ndeshje joshëse është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Dukagjinit, derisa me rivalitet pritet të jetë edhe përballja Malisheva – Drita.
Më poshtë mund ta gjeni komplet orarin e ndeshjeve të javës së tretë të cilat zhvillohen të shtunën dhe të dielën./Gazeta-Topi/