Dardanët” deri me tani kanë zhvilluar pesë ndeshje, derisa iu kanë mbetur edhe tre të tjera.
Fillimisht në mars, Kosova pësoi humbje nga Suedia (0-3) dhe Spanjës (1-3).
Ndërsa, pas disa miqësoreve, “Dardanët” fituan motivimin dhe zhvilloi ndeshje shumë të bukura këtë muaj.
Së pari mposhtën në udhëtim Gjeorgjinë (0-1), pastaj barazuan me Greqinë (1-1), derisa dje u mposhtëm nga Spanja (0-2), pavarësisht lojës së mirë.
Deri më tani, Kosova ka arkëtuar katër pikë të tubuara, derisa Spanja është lider me 13 pikë, kurse Suedia renditët e dyta me nëntë sosh.
Por, sa janë gjasat e Kosovës që të kualifikohet nga pozita e dytë?
Pika e parë duhet të mposhtim ose të barazojmë në ndeshjen e radhës si mysafirë i Suedisë.
Pastaj, të arkëtojmë pikët e plota në udhëtim te Greqia dhe të fitojmë ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.
Sidoqoftë, duhet me patjetër që Suedia të humbasë ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.