Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në prononcimet e tij pas ndeshjes kundër Spanjës. Ai ka thënë se nuk e mendon largimin nga Kosova për momentin
Bernard Challandes ka thënë për mediat në Kosovë se ai nuk e ka ndërmend momentalisht largimin nga Kosova, derisa ka lavdëruar ekipin për paraqitjen kundër Spanjës.
“Për ne, mund të them se kemi pasur një ndeshje të mirë. Kemi luajtur bashkë dhe shumë mirë në mbrojtje. Ekipi tentoi të shënoi dhe luajti me kurajë. Nuk shfrytëzuam situatat 1 me 1. Mendoj se jemi në një rrugë të mirë me një skuadër të mirë dhe ekipi bëri ndeshjen e mirë por nuk i arriti që t’i konkretizoi”.
Sipas tij, skenari që ai ka hartuar para ndeshjes ka funksionuar mirë.
“Ne kishim tri mundësi të mira për shënim dhe nuk i shënuam. Jo shumë skuadra nuk arrin të krijojnë shanse kundër Spanjës. Ne kemi luajtur futboll dhe kemi bërë ndeshje të mirë”, ka thënë ai.
Krejt në fund ai është pyetur për mundësinë që të largohet nga Kosova pas kësaj kampanje, një gjë që ai nuk është përgjigjur, raporton GE.
“Jam i lumtur me ndeshjet por jo me pikët. Me kualitetin e lojës, me mentalitetin dhe kemi pasur mundësi që të kemi gjahtë pikë, pra me Greqinë. Jam mirë në Kosovë dhe nuk ka arsye që të largohem për momentin. Kam kënaqësinë që e drejtoj këtë skuadër”, ka thënë ai.