Kosova është mposhtur nga Spanja, por ka treguar një nga ndeshjet më të bukura së fundmi. “Dardanët” u mposhtën me rezultat 0:2.
Golat për Spanjën i realizuan Fornals dhe Ferran Torres.
Milot Rashica i pati disa raste shumë të mira, por nuk arriti të shënonte, teksa ende nuk e ka gjetur golin në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Prej ndeshjeve më të mira. Patëm raste të 100%. Dëshira ishte shumë e madhe me shënu edhe me i gëzu këta tifozë. S’e di as vet. Një gol këtu e kisha ndërru me 3 a 4 diku tjeter. Shpresoj që vjen sa më shpejt”, tha Rashica.