Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosovë – Spanjë.
Kosova dhe Spanja po takohen në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.
Spanja ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1:0, pas golit të Pablo Fornals në minutën e 32’të.
Kosova e nisi mirë dhe kishte disa gjysmë-raste me Rashicën dhe Muriqin.
Rasti më i rrezikshëm i Kosovës u krijua nga Elbasan Rashani, i cili goditi nga distanca, por topi shkoi shumë afër portës…