Lajm i mirë për Kosovën – Rashani dhe Berisha rikthehen nga lëndimet

Kanë mbetur edhe tre orë larg nga ballafaqimi mes Kombëtares së Kosovës dhe Spanjës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Lajmi i fundit i mirë nga infermieria vjen për Kosovën, Valon Berisha dhe Elbasan Rashani janë rikthyer nga lëndimi, ndërsa pritet që mund ta nisin ndeshjen edhe prej fillimit, njofton Klankosova.tv.

Kosova vjen pas dy ndeshjeve pozitive, me fitore kundër Gjeorgjisë, ndërsa barazoi kundër Greqisë në minutat e fundit të ndeshjes.

Pavarësisht që Kosova ka përball njërën prej skuadrave më të trofeshshme, do të përpiqet që të marr një rezultat pozitiv.

Dardanët do të përkrahen nga 1300 tifozë që do të jenë të pranishëm në stadium.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *