A do të jenë të gatshëm Berisha dhe Rashani? Flet Challandes

Kosova po mban konferencë për media para ndeshjes që nesër e zhvillon ndaj Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës që zhvillohet vitin tjetër.

Trajneri Bernard Challandes tha se ende nuk dihet nëse Valon Berisha dhe Elbasan Rashani do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Spanjën, teksa do të provojnë të stërviten sonte me grupin.

“S’ka gjasa për Bekajn, është ende pozitiv. Ata do të provojnë të stërvisin dhe me pas do të vendosim se cfarë ndodh për nesër. S’do te jetë e lehtë, do të vendosim çfarë është më e mira e klubit dhe çfarë kemi mundësi të bëjmë”.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nis nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Sevilla, Spanja triumfoi 3:1 ndaj Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *