Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, po mban konferencë për media para ndeshjes me Spanjën.
Challandes tha se, “të luash ndaj Spanjës është e vështirë për të gjithë, jo vetëm për Kosovën – duhet të mbrohemi”
“Është e qartë që është e vështirë për të gjithë të luajnë ndaj Spanjës, jo vetëm për Kosovën. Duhet të luhet në mbrojtje, edhe Kombëtare si Zvicra, Kroacia e Suedia, nëpërmjet ndonjë tranzicioni të kërkojnë të shënojnë.
Për ne është shumë e vështirë, por do të ishte budallallëk nëse themi se nuk kemi ndonjë gjasë ndaj Spanjës” – tha Challandes.
Para ndeshjes ka folur edhe Hadërgjonaj, i cili tha se: “Nuk duhet me folë për kualitetin e Spanjës, ata e dinë krejt, e dimë edhe na. Është një ndeshje shumë e madhe, qata lujmë futboll me bo diçka historike,
Kujtojmë që Kosova nesër do të përballet kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.