Kombëtarja e Spanjës tashmë ka mbërritur në Prishtinë dhe është akomoduar në hotelin Swis Diamond në Prishtinë.
Iberikët kanë aterruar në aeroportin “Adem Jashari” nga ku edhe kanë postuar disa foto, derisa sot nga ora 19:00 zbresin në stadiumin “Fadil Vokrri” ku do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës.
Përballja Kosova – Spanja luhet nesër nga ora 20:45 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror “Katar 2022”.