Kosova nesër e zhvillon ndeshjen e tretë dhe të fundit për muajin shtator në kuadër të kualifikime e për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Dardanët ndeshen me Spanjën, sfidë kjo që luhet nga ora 20:45, por që trajnerin Bernard Challandes po përballet me disa telashe para kësaj sfidë.
Lirim Kastrati e Besar Halimi tashmë edhe zyrtarisht mungojnë për shkak të kartonëve të verdhë ndërsa në dyshime mbetet Elbasan Rashani e Valon Berisha për shkak të lëndimeve, ky i fundit pësoi në sfidën ndaj Greqisë dhe vendin e tij mund ta zë Florian Loshaj.
Duke parë këto mungesa, një vend titullar pritet ta ketë edhe Zymer Bytyqi e Herolind Shala. Ndërsa në mbrojtje këtë herë pritet të starojë Betim Fazliji.
Formacioni i mundshëm i Kosovës për sfidën ndaj Spanjës mund të jetë ky si më poshtë: