Kosova U21 e zhvillon sot një ndeshje shumë të rëndësishme.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Anglisë.
Kjo përballje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21.
Në Grupin G të kualifikimeve së bashku me këto kombëtare bëjnë pjesë edhe Çekia, Sllovenia, Shqipëria dhe Andorra.
Momentalisht, Kosova U21 renditet në pozitën e dytë me 3 pikë, kurse Anglia nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe ndeshja ndaj Kosovës do të jetë e para.