Kosova e zhvillon ndeshjen e tretë në muajin shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Përballë “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zbresë Spanja.
Ish-kampioni i botës dhe i Evropës përballet për të dytën herë me Kosovën. Ndeshja e parë e zhvilluar në Sevilla përfundoi 3:1 për Spanjën.
Sipas Transfermarkt, dallimi në vlerën e dy ekipeve është jashtëzakonisht i madh.
Spanja vlerësohet me 729.5 milionë euro, kurse Kosova me 60.43 milionë.