Antoine Griezmann pranoi t’i ulej paga vetëm për t’u bashkuar me Atleticon përsëri, shkruan Goal.
Francezi i ka ulur të ardhurat e tij për 40 përqind për t’u transferuar në Wanda Metropolitano nga Barcelona.
Griezmann iu bashkua Atleticos në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Ish-sulmuesi i Sociedad ishte njëri nga lojtarët që u larguan nga Camp Nou këtë verë, e kur klubi i kërkoi të ulte pagën e tij, Griezmann sakrifikoi vetëm për të përfunduar marrëveshjen.