Kosova me fat, Spanjës i mungojnë 3 titullarë

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya dhe qendërmbrojtësi Aymeric Laporte pritet t’i mungojnë Spanjës për ndeshjen kundër Kosovës për shkak të dëmtimesh.

“Mendoj se Laporte ka një ngarkesë, ndërsa lëndimi i Gayas nuk duket mirë, por do të presim testet”, është shprehur përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique.

Mungesa e Gayas ndaj Kosovës, do të jetë e madhe për Spanjën për shkak se pjesë e ekipit nuk është as Jordi Alba.

Ndërkohë, Laporte pritet të zëvendësohet nga Inigo Martinezi për ndeshjen ndaj Kosovës që luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon Grupit B kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *