Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Greqisë.
Në Prishtinë, Kosova ishte nikoqire e Greqisë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022”.
Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.
Me këtë barazim, Kosova ngritet në vendin e tretë me katër pikë të tubuara.
Kurse, Greqia bie në vendin e katërt me tri pikë.
Në ndeshjen e radhës, më 8 shtator, Kosova e pret Spanjën në “Fadil Vokrri”.