“Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet për 90 minuta, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 1.
Goli i parë, që në fakt ishte aksioni i vetëm i Greqisë, erdhi nga Douvikas përmes një kundëraksioni pasi u asistua nga Bakasetas (45+2).
Kosova dominoi në posedimin e topit, por sulmi ishte i dobët në këtë takim.
Kastrati, Rashica dhe Muriqi nuk arritën të ‘thyejnë’ mbrojtjen e Greqisë, derisa edhe përzgjedhësi Bernard Challandes nuk mund të thuhet se bëri zgjedhjet e duhura, ngase golashënuesi më i mirë i Hammarbyt, Astrit Selmani nuk zhvilloi ende asnjë minutë, duke qëndruar gjithë kohën në stol.
Derisa mendohej se Greqia fitoi pikët e plota, nga një aksion i shpejtë, Hadërgjonaj asistoi për Muriqin që me kokë fitoi një pikë për “Dardanët” (90+2) – VIDEO
Pas këtij barazimi, Kosova renditët e treta me katër pikë, derisa Greqia renditët në vendin e katërt me tre sosh.
Pas tre ditëve, Kosova do përballet me Spanjën në “Fadil Vokrri”.