Tre lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premier Ligë kanë qenë titullarë kundër Brazilit dhe pas vetëm gjashtë minutave lojë, personeli shëndetësorë me policinë kanë ndërprerë takimin.
Kjo ndodhi për arsye të rregullave të Premierligës, që ndalojnë lojtarët të udhëtojnë në Amerikën Jugore pa qëndruar 14 ditë në karantinë.
Pasi u ndërpre ndeshja, ka reaguar edhe ylli i PSG-së, Lionel Messi, që e ka quajtur cirk këtë problem.
“Ata mund të na ndalonin para tre ditëve kur arritëm. Pse tani duhet të prisnin derisa të nis ndeshja? Kjo është çmenduri. Është cirk”, u dëgjua duke thënë argjentinasi në një televizion.
Ndërkohë, sipas raportimeve ndeshja pritet të suspendohet.