Kosova sot e pret Greqinë në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Dardanët rikthehen në Prishtinë pas fitores historike ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, me rezultat 1-0, shkruan Gazeta Olle.
Pikët ndaj Gjeorgjisë ishin të parat për kosovarët në Grupin B, ndërsa sonte kërkojnë tē vazhdojnë me rezultate pozivite edhe ndaj kombëtares helene.
Dy ekipet përfaqësueses deri më tani janë takuar në dy sfida në kualifikimet e UEFA National Team, ku Greqia ka marrë një fitore 1-2 në Prishtinës, derisa ndeshja në Athinë kishte përfunduar pa gola 0-0.
Kjo ndeshje zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.