Kombëtarja franceze nuk ka arritur më tepër se një barazim në Kiev të Ukrainës, me rezultat 1:1.
Mykolas Shaparenko e hapi sfidën një minutë para se të përfundonte pjesa e parë me një supergol, për t’u barazuar shifrat më pas nga sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial.
Edhe përkundër barazimit Franca mbetet në vendin e parë të grupit D për kualifikimet e botërorit, e ndjekur nga Finlanda dhe Ukraina me nga pesë.
Në takimet tjera, Kroacia ka marrë një fitore me peshë në udhëtim ndaj Sllovakisë me rezultat 0:1.
Më poshtë gjeni rezultatet komplet të mbrëmjes së sotme: