Spanjolli është shumë i zemëruar me kalendarin e ngjeshur të lojtarëve
Sergio Busquets ka shprehur zemërimin e tij me kalendarin e ngjeshur dhe ka tërhequr vërejtjen se lojtarët mund të vuajnë për ta duruar numrin e ndeshjeve që janë të obliguar t’i luajnë në të ardhmen.
I pyetur për opinionin e tij për një projekt të ri të FIFA-së për një Botëror çdo dy vite, Busquets ka theksuar që lojtarët mezi që po e durojnë këtë orar.
“Ne mund të themi shumë pak”, tha Busquets gjatë një konference për shtyp të Spanjës para ndeshjes se tyre për kualifikim në Botëror të Katarit kundër Gjeorgjisë që do të zhvillohet nesër.
“Pak, shumë pak i kushtohet vëmendje lojtarit. Do të vije një kohë kur lojtari do të eksplodojë. Mendoj se është shumë e vështirë. Duhet të uleni dhe ta analizoni mirë këtë”.
“Duhet ta shikoni nga disa pikë vështrime, jo vetëm të dëshironi edhe më shumë”.
Spanja u mund 2-1 nga Suedia në ndeshjen e parë kualifikuese të pushimit të Kombëtarëve dhe Busquets pranoi që La Roja ka mundur të jetë më klinike kur ishte puna për të ndalur kundërsulmet e kundërshtarit me faule taktike.
“Spanja duhet të jetë me e mirë në tranzicion për disa arsye”, shtoi Busquets.
“Ne do të përpiqemi që të përmirësohemi në ndeshjen e radhës. Çdo ndeshje është e vështirë. Ne jemi një skuadër që e kontrollojmë shumë topin dhe ne nuk kemi nevojë që të bëjmë shumë ndërhyrje. Kjo varët në shumë faktorë”.
“Ne duhet të ia dalim më mirë dhe ne është dashur të bëjmë më shumë ndërhyrje kundër Suedisë”.
Pas humbjes nga Suedia, La Roja duhet t’i fitojë dy ndeshjet e radhës dhe të shpresojnë që suedezët të lëshojnë pikë për kreun e tabelës së Grupit B. Busquets ka pranuar që ndeshjet nuk kanë shkuar si duhet në fazën e grupeve por ka theksuar se lojtarët duhet të fokusohen dhe ta arrin qëllimin.
“Futbolli është zhvilluar”, theksoi Busquets. “Çdo skuadër mund të fitojë, edhe nëse nuk kanë posedimin e topit”.
“Kjo mund të shihet në shumë ndeshje që ne kemi luajtur me skuadra të tjera, por ne duhet të fokusohemi në mënyrën tonë dhe ta luajmë ndeshjen ashtu si na konvenon ne”.
“Ne përpiqemi të jem optimist dhe ta shohim gotën përplot. Ne nuk mund të dështojmë më. Ne dëshirojmë të fitojmë ndeshjet e mbetura dhe kjo është e tëra që po mendojmë për momentin”.