Rashica, optimist për fitore kundër Greqisë

Milot Rashica ka thënë se duhet përdorur motivi i fituar nga ndeshja ndaj Gjeorgjisë, për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”

Të enjten, Kosova shënoi fitore ndaj Gjeorgjisë 0-1 në ndeshjen e tretë në Grupin B, teksa tani i presin edhe dy ndeshje tjera në grup.

“Dardanët” më 5 shtator takohen me Greqinë, kurse më 8 shtator me Spanjën. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në “Fadil Vokrri”.

Milot Rashica ishte futbollisti që mungoi në ndeshjen e parë, por do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës.

Sulmuesi vushtrrias për faqen zyrtare të FFK-së, është shprehur:

“Dëshira kishte me qenë e madhe që të isha më ta, por ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Me këtë fitore është kthyer motivimi dhe shpeshojmë që ndeshjen e radhës ta luajmë edhe më mirë. Pjesa më e mirë ka qenë gola pasi ajo e ka bërë diferencën, por lojtarët kanë qenë bashkuar, kanë luftuar për njëri-tjetrin dhe nuk janë dorëzuar deri në fund”.

“Besoj që fitorja ka ardhur në momentin e duhur, tani motivimi është më i madh. Dy ndeshje shumë të vështirë, por duhet ta përdorimin motivimin e ndeshjes të kaluar dhe dy ndeshjet do të luajmë për fitore”.

Në stadium do të jenë një numër i limituar i “Dardanëve”, teksa Rashica tha se shpreson se do t’i gëzojnë ata.

“Dëshira do të ishte t’i kemi të gjithë këtu, por normal edhe ata që do të jenë këtu do të na përkrahin dhe shpresoj t’i gëzojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *