Thonë që do të rikthehet në Arsenal, për këtë përgjigjet Wenger

Francezi kaloi 22 vite në stolin e Gunners para se të largohej më 2018 dhe duket se nuk ka më ambicie që të shkojë në hapat e njëjtë

Arsene Wenger e ka përjashtuar mundësinë për të pranuar një thirrje SOS nga Arsenali, me ish trajnerin legjendar të Gunners që ka thënë se tani është “vetëm një fans” i një klubi që ia ka dedikuar 22 vite të jetës së tij, nga viti 1996-2018.

Ndryshimet janë të pashmangshme në Emirates Stadium dhe ato janë përfolur prej startit të sezonit 2021-22 në Premier Ligë ku lojtarët e Mikel Artetas nuk kanë arritur të marrin asnjë pikë.

Skuadra e madhe dhe më shumë shpenzime vazhdon të mos këtë nivel të mirë të paraqitjeve dhe ka të njëjtat probleme me të cilat e la edhe Wenger, por shpresa është të blerjet e reja 145 milionë funte që do të tregojnë vetën në pjesën tjetër të sezonit.

I pyetur nga Bild Live se nëse do të kthehej në Londrën Veriore, Wenger – i cili tani është shef për zhvillimin global të futbollit në FIFA – tha: Jam 71 vjeçar.

“I kam falë këtij klubi vitet më të mira të jetës sime. Sot klubi është në formë të mirë. Ata kanë pasur dy ndeshje të vështira, por skuadra ka potencial dhe shpresoj që ata do të mund të kthehen. Për momentin jam vetëm tifozë i tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *