E konfirmon Agim Ademi: I kemi bërë ftesë Mergim Berishës për të luajtur për Kosovën

Një ‘bisedë’ mes Valon Berishës dhe Mërgim Berishës në rrjetin social ‘Instagram’ ka ndikuar që të këtë spekulime që futbollisti që momentalisht përfaqëson Gjermaninë U21, mund t’i bashkohet Kosovës.

Lajmi.net, ka kontaktuar të parin e FFK-së, Agim Ademi që konfirmoi ftesën e bërë drejtë Berishës, por që janë ende në pritje.

“Na jemi ne bisedime, i kemi bërë ofertë si të gjithë të tjerëve, shpresojmë që do jetë, por kur do të jetë nuk e di”.

“Na e bëjmë fakt kur ai i bën dokumentet dhe është i gatshëm të përfaqësojë Kosovën, përndryshe dëshirën e kemi. Gjithsesi i kemi bërë ftesë, por të presim deri të vije momenti, është e drejta e tina dhe është dëshira e tij dhe gjithmonë futbollistët tonë i kemi lejuar të vendosin vetë”.

“Deri më tash, ftesën e ka dhe ne jemi duke pritur”, nënvizoi Ademi.

Ndërkohë, me ardhjen e Berishës, ‘forca’ e Kosovës do rritej dukshëm, duke marrë parasysh kualitetin e lartë të futbollistit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *