Kosova zhvilloi stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, derisa vërehej atmosferë e shkëlqyer.
Vojvoda tha se shpreson që të arrijnë fitore, por e di që nuk do jenë të lehta.
“Shpresoj që do bëjmë rezultate të mira, kemi me u munduar të hyjmë për fitore, por duhet me marrë parasysh se nuk do jenë ndeshje të lehta”.
“Nuk duhet me menduar që kemi me pas lehtë, shembull kundër Spanjës, sepse Spanja nuk është skuadër e lehtë si Greqia. Nuk duhet me marrë me mendje që do jetë e lehtë, duhet të mendojmë se ka me qenë ndeshje e vështirë si Gjeorgjia, tre lojërat janë të vështira. Synimi është me marrë pikë, e kemi një të mirë që do luajmë dy lojë në shtëpi dhe kemi pak tifozë me vete, kështu që ishalla ka me ndryshu najsen dhe mentalitetin pozitiv”, theksoi ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Ndërkohë, me 2 shtator Kosova përballet me Gjeorgjinë.