Xhiro e dytë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ndeshjen e vetme që zhvillohet nga ora 17:00 ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës.
Të dy këto skuadra kanë nga një barazim nga ndeshje e parë ku Dukagjini barazoi 2-2 me Balkkani kurse Drenica 1-1 me Gjilanin.
Në pritje të kësaj ndeshje, renditja tabelare e ligës elitare të futbollit të Kosovës kryesohet nga Malisheva me katër pikë, aq sa kanë edhe Drita, Ballkani dhe Gjilani.
Tebelën e përmbyll Feronikeli me dy humbje nga dy ndeshjet e para, kurse Ulpiana është në vendin e nëntë me një humbje dhe një barazim.