Gjakosje në xhiron e parë të Ligës së Parë – e pësojnë lojtarët e Vitisë në Vushtrri!

Vitia nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, derisa ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Vushtrrisë, shkruan Gazetasheshi.com

Golin që caktoi fituesin erdhi në pjesën e parë e ku realizator ishte Ismet Caka, duke ia dhuruar tre pikë të vlefshme Vushtrrisë.

Megjithatë përveç humbjes skuadra e Vitisë, në shtëpi i është dashur të kthehet me futbollistë të gjakosur.

Në redaksinë tonë “Sheshi” kanë ardhur disa fotografi të lojtarëve të gjakosur, e ku shkaku ishte se tifozët vushtrrias kanë hudhur gjesende të forta dhe kanë grushtuar disa nga lojtarët e Vitisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *