Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Empoli me rezultat minimal 0-1 në takimin e vlefshëm për javën e dytë në Serie A duke filluar shumë keq epokën pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Zonja e Vjetër nuk e ka shijuar fitoren as në takimin e javës së dytë të sezonit 2021/22, pasi është befasuar në Allianz Stadium nga Empoli.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të Juventusit, por golin e vetëm e gjeten mysafirët.
Ishte sulmuesi Leonardo Mancosu (25’), i cili shënoi nga afërsia për 0-1 dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat, edhe përkundër rasteve të shumta të Juves në vazhdim.
Në pjesën e dytë, Juventusi rriti nivelin e lojës, krijoi më shumë raste, në kërkim të rezultatit, por pa sukses.
Deri në fund, vendasit rrezikuan disa herë me Paulo Dybala, Federico Chiesa e Manuel Locatelli, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Empoli fitoi në fund me rezultat 1-0.
Pas kësaj fitore, Empoli e sheh veten në pozitën e 11-të me tri pikë, ndërsa Juventusi zë vendin e 13-të me një pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bianconerët luajnë në udhëtim te Napoli, teksa Empoli e pret Venezian.