Transferimi i Cristiano Ronaldo mund të jetë tema kryesore e ditës sa i përket futbollit botëror, por jo edhe sa i përket futbollist kosovar!
Lajmi i ditës e i muajit për futbollin kosovar është transferimi i Gentrit Salihut te Porto!
Futbollisti i talentuar kosovar sot e ka kompletuar zyrtarisht transferimin te gjigandi portugez Porto, një lëvizje kjo që rrallë shihet nga futbolli kosovar.
Mesfushori 18-vjeçar deri tash ishte pjesë e Besës së Pejës, kurse tash karrierën do ta vazhdojë te skuadra gjigande portugeze, Porto.